Në Komunën e Rahovecit kanë nisur punën 30 mirëmbajtës për pastrimin e hapësirave publike të angazhuar nga Komuna në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, dhe Kompania Rajonale për Mbeturina “Ekoregjioni”sh.a-Prizren dhe njësia në Rahovec. Mirëmbajtja e hapësirave publike nga mirëmbajtësit do të bëhet në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.