leoni

Nis procesi i identifikimit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë do të filloj trajtimin e aplikacioneve të para më 5 shkurt të këtij viti, ditë kur zyrtarisht fillon procesi i aplikimit. Një gjë e tillë është bërë e ditur gjatë lansimit të fillimit të procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ku morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, ambasadorë të shteteve të huaja në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë fjalës së tij tha se, qysh në ditët e para të fillimit të mandatit është impenjuar për ta shtyrë përpara këtë proces shumë të rëndësishëm i cili po kurorëzohet me fillimin e trajtimit shtetërore ndaj kësaj kategorie. “Për të ardhur deri këtu, kemi ndërmarrë një sërë vendimesh e aktivitetesh, të cilat nuk janë ndërmarrë ndër vite. Me njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës dhe realizimit të së drejtës së pensionit personal, nuk mund të themi se kemi përfunduar  misionin tonë, ne duhet të angazhohemi edhe më tej, që kësaj kategorie t’iu ofrohet sigurimi e shërbimi shëndetësor i mirëfilltë, t’iu ofrohet punësim e aftësim profesional, arsimim kualitativ dhe rehabilitim për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha ministri Reçica. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës kanë kryer një punë të mirë duke njohur të drejtat e viktimave të dhunë seksuale gjatë luftës. “Pjesa më e vështirë veç sa ka filluar, ajo e njohjes dhe verifikimit të të mbijetuarve të dhunës. Në këtë proces nuk mjafton vetëm puna e Qeverisë, duhet të angazhohemi të gjithë që kjo pjesë e shoqërisë sonë ta gëzojë këtë të drejtë të munguar e të heshtur për shumë vite”, tha kryeministri Haradinaj. Në nëntor të vitit të kaluar është miratuar propozim-vendimi i paraqitur nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për caktimin e shumës së pensionit për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovës në vlerë 230 euro. Në të njëjtën ditë u vendos edhe për themelimin e Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusin e personave të dhunuar gjatë së fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …