Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe bashkëpunëtor tjerë kanë inspektuar fillimin e punimeve për realizimin e projektit kapital rrugor Syriganë – Pemishtë.
Në kuadër të këtij projekti janë 7 km shtrirje asfalti, që përfshihen segmentet rrugore në fshatrat Syriganë, Pemishtë, Qitak , Leçinë dhe Terrnovë. Pas vizitës së kryetarit Jashari në terren, ai bëri një postimi në facebook:
“Dje Açareva e Plluzhina, sot Syrigana, Pemishta, Qitaku, Leçina e Ternova
Projekti i radhës rrugor pas atij të Açarevës që lidhet me Plluzhinën, është ai i fshatrave të bashkësisë lokale të Runikut. Më saktë, me 7,069 metra shtrirje asfalti me anë të këtij projekti, ku puna sapo ka filluar në rregullimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore, përfshihen segmentet në fshatrat Syriganë, Pemishtë, Qitak, Leçinë dhe Ternovë.
Me stafin tim mbështetës jemi çdo ditë nëpër fshatra, kudo që kanë filluar punimet, për të parë ecurinë e realizimit të projekteve dhe për të bashkëbiseduar me banorët vendas, për t’iu kërkuar gjithashtu që edhe ata të jenë një lloj mbikëqyrësi i projekteve kapitale në dobi të tyre. Nesër, informatat e projektit të radhës kapital”.