leoni

NIS SHPËRNDARJA E MEKANIZMIT BUJQËSOR 700 FERMERË RAHOVECAS DO TË JENË PËRFITUES

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e bujqësisë Berat Duraku, kanë filluar procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 44 përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me pjesëmarrje.

Mekanizmat bujqësor të cilët janë shpërndarë janë:

– Spërkatëse,

– Frezë,

– Kultivatorë,

– Shpërndarëse plehu,

– Makina mjelëse dhe

– Pompë për ujitje.

Pra, gjithsej: 44 fermerë përfitues për mekanizëm bujqësor, kanë pranuar pajisjet e tyre. Kjo është faza e parë e shpërndarjes dhe do të vazhdojë në javët në vijim, varësisht si do të kenë mundësi të furnizimit operatorët ekonomik që kanë kontratë me komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi i ka uruar të gjithë përfituesit dhe i ka siguruar se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të zbatojë këto masa suksesshëm me vetëm një qëllim, ndihmën e vazhdueshme në formë direkte me mekanizëm bujqësor për bujqit dhe fermerët, e që ndikon direkt në zhvillimin e kulturave bujqësore, rrjedhimisht rritjen e ekonomisë lokale.

T’i gëzojnë bujqit tanë të vyeshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …