Komuna e Ferizajt po vazhdon me investime në gjithë qendrën e qytetit. Kështu, edhe rruga “Ramadan Rexhepi” tek Spitali do të rregullohet me tri shirita qarkullimi që lidhen me rrethrrotullimin që po ndërtohet afër “Cosmos”, po ashtu vazhdon rindërtimi i tërësishëm i trotuarit i cili do të zgjerohet dhe do të mbillen drunj dekorativ, në shërbim të kalimtarëve, kjo zonë e qytetit të Ferizajt është tejet e frekuentuar.