Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, zyrtar komunal dhe banorë të fshatit Prokolluk, kanë nisur punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës e cila lidh fshatrat Prokolluk dhe Gllogjan. Asfaltimi i këtij segmenti rrugorë dhe lidhja e këtyre dy fshatrave mundësohet nga buxheti i Komunës së Deçanit e që është pjesë e investimeve kapitale në kuadër të Llotit-2.