Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, z. Fatmir Iska, drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Afrim Dina, drejtoreshën për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, znj. Sarandë Salltekun, me bashkëpunëtorë të tjerë e miq, si dhe me qytetarë, mësimdhënës e nxënës nga Malësia e Vogël, nisën punimet për fushën e re sportive në hapësirat e Shkollës Fillore “Skender Kastrati”. “Ndërtimi i hapësirave të reja sportive është një prej prioriteteve kryesore të qeverisjes sonë, për të krijuar vende të përshtatshme, ku të rinjtë tanë argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.”- u shpreh kryetari Latifi. Urime qytetarëve e nxënësve nga Malësia e Vogël për këtë projekt të ri, i cili do të përfundojë në afate të arsyeshme kohore! Projekte të tilla do të vazhdojnë edhe ne vendbanime të tjera.