Të martën në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës e Deçanit, kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugëve te Kelmendëve dhe të shkollës në fshatin Rastavicë të Deçanit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i komunës së deçanit Rasim Selmana, nënkryetari Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Për banorët e këtij fshati kjo rrugë ka qenë mëse e domosdoshme sidomos për nxënësit që frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë për në shkollën ,,Rexhep Kadrijaj’’.