Bujar Nishani: Shqipëria duhet të iniciojë një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë

Nishani: Pse Shqipëria hesht ndaj kërkesës së Beogradit për t’i dhënë territoret shqiptare në Mitrovicë?

Ish-kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj heshtjes së Tiranës zyrtare, përballë paralajmërimeve të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe kërkesave të Beogradit për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës. Nishani, përmes një postimi, ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë për heshtjen ndaj kërkesave të shtetit serb. Ai është thirrur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila thotë se Shqipëria mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. “A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për ti dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ? Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë. Neni8 “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’”(sic.), ka shkruar Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …