Nisi faza e dytë e punimeve e projektit “Ndërtimi i Rrugës Ibrahim Mazreku”

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, me drejtorët, Avdi Morinën, Sylë Dukollin dhe Hafir Rexhën, sot panë nga afër nisjen e  punimeve të fazës së dytë  të projektit “Ndërtimi i Rrugës Ibrahim Mazreku” në qytet. Nisjen e këtyre punimeve e ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku në një fjalë rasti, mes tjerash tha se, ”ky  është një projekt i cili do t’u  shërbej qytetarëve, bizneseve dhe do të ja jep një imazh kreativ qytetit tonë, njëherit kërkoi nga punëkryesit që edhe kjo fazë e punimeve të ec me të njëjtën dinamik të punës si është e paraparë në kontratë”, dhe vazhdoi ”Ndërtimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” është vetëm një segment i projektit tonë të madh, ku më pas do të vijojmë edhe me ndërtimin e sheshit dhe zonave tjera të qytetit, deri në urbanizimin e plotë të Malishevës sonë, tha  nënkryetari Krasniqi.  Faza e dytë përfshinë rregullimin e infrastrukturës finale, si asfaltimi dy shtresorë, lirimi i hapësirave publike për vendosjen e trotuareve për këmbësorë me materialet më inovative në treg, duke përfshirë ndriçimin publik efiçient, vend pushimore për qytetarë, hapësira me gjelbërim, shporta për mbeturina dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse, si dhe vendosja e dy rreth rrotullimeve që mundësojnë qarkullimin sa më të lehtë të automjeteve. Ky projekt merr kohë dhe mund të krijojë ngarkesa në trafik, dhe për këtë me sinqeritetin më të madh kërkoj mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe të bizneseve, të cilat preken, veçmas gjatë kohës sa do të  zgjasin punimet.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …