Nisi pastrimi i deponisë së mbeturinave prapa Parkut të Lirisë në drejtim të fshatit Balaj

Deponia më e madhe ilegale e mbeturinave prapa Parkut të Lirisë, në drejtim të fshatit Balaj të komunës së Ferizajt, tashmë ka nisur të pastrohet, si aksion pararendës për realizimin e megaprojektit të masivit të gjelbër që do të rregullojmë, pjesë parku që do t’i bashkohet Parkut të Lirisë. Qindra tonelata mbeturina të ngurta e të tjera, tashmë janë larguar me makineri të rëndë si pjesë e aksionit të Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Let’s do it Kosova”, ku përveç pastrimit, zona do të gjelbërohet, do të jetë e mbikëqyrur nga kamerat dhe do të rrethohet, për të mos lejuar të papërgjegjshmit që këtë zonë të bukur natyrore, ta shndërrojnë në deponi mbeturinash.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …