Gjatë ditës së enjte, kanë nisur aktivitetet për shënimin e Javës së Dëshmorëve të komunën së Rahovecit. Në nisjen e aktiviteteve kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu, anëtar të Kuvendit, përfaqësues të OVL e UÇK-së në Rahovec, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve. “Me një ceremoni rasti në varrezat e dëshmorëve të kombit në Rahovec, e nisëm Javën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit. Jo rastësisht e nisëm pikërisht në këtë datë, sepse është Dita e Dëshmorëve të Kombit. 5 Maji është data që na bashkon rreth idealit të dëshmorëve dhe betimit të tyre për çlirim e bashkim. Gjatë kësaj jave në komunën e Rahovecit do të zhvillohen një mori aktivitetesh kulturore, përkujtimore, sportive e edukative. Dëshmorët na kujtojnë heroizmin, lavdinë e krenarinë dhe për sakrificat e shumta që ka bërë kombi ynë, prandaj kujtimi e nderimi për ta mund të arsyetohen vetëm me punë të mira e përkushtim për ndërtimin e Atdheut”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.