Bashkimi Evropian

Nisin kushtëzimet e BE-së: faleni tokën për liberalizim të vizave

Fiksimi i përgjithshëm për liberalizimin e vizave po eklipson çmimin e rëndë të kushtëzimeve. Ende pa kaluar disa javë nga rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, zyrtarët evropian kanë nisur të përmendin miratimin e Marrëveshjes për Demarkacion si kusht për heqjen e regjimit të vizave. Kjo u bë e ditur edhe nga euro-deputeti, Tonino Picula i cili kryesoi delegacionin e Parlamentit Evropian në Kosovë. Në takimin që zhvilloi me kryetarin, Hashim Thaçi, ai bëri me dije se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi do të jetë kusht për liberalizimin e vizave. Në anën tjetër, kryetari Thaçi nuk kërkoi sqarime nga ky zyrtar evropian sesi është e mundur që Malit të Zi gjatë procesit të liberalizimit të vizave nuk i është kërkuar një kusht i tillë, siç është demarkacioni i kufirit, ndërsa Kosovës i shtrohet si kusht miratimi i një marrëveshje, e cila sipas të gjitha gjasave, përfundon me faljen e mijëra hektarëve tokë në brezin kufitar me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …