Qeveria e Kosovës

Nisin negociatat për formimin e Qeverisë

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka dhënë dritën e gjelbër subjekteve politike që brenda një muaji ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Zyrtarët e koalicionit PDK-AAK-Nisma janë shprehur të bindur se do ta bëjnë qeverinë pa asnjë problem. Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka siguruar mandatin e deputetes, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Ramush Haradinaj tashmë i ka nisur negociatat për këtë çështje me individë dhe subjekte politike dhe, sipas saj, shumë shpejt do të formohet qeveria e re. Kurse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje të formohet një qeveri e fortë, pasi ajo para vetes do të ketë shumë sfida.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …