Nisin përgatitjet për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e kanalizimit në fshatin Krushevë e Madhe

Nisin përgatitjet për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e kanalizimit në fshatin Krushevë e Madhe

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorët, Lorenc Marleku dhe Petrit Bekaj, kanë qëndruar sot në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ku janë takuar me udhëheqësin e fshatit Lekë Bekaj dhe banorët tjere, për të shikuar dhe biseduar rreth asfaltimit të rrugës dhe rregullimit të kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza në këtë fshat. Të dy projektet do të realizohen në bashkëfinancim nga Komuna e Klinës me Ministrinë e Infrastrukturës. Bashkë me strukturat e pushtetit lokal në këtë fshat kanë qenë edhe dy kompani projektuese. “ Asfaltimi i kësaj rrugë është më se i nevojshëm dhe do të krijojë lehtësi në lëvizje për banorët e këtij fshati. Po ashtu, edhe kanalizimi ka qenë nevojë e kahershme e këtyre banorëve. Sot bashkëbiseduam me komunitetin në Krushevë para se të nisin procedurat për hartimin e projektit për marrë edhe mendimet e sugjerimet e tyre. Praktike e qeverisjes sonë është edhe bashkëbisedimi paraprakisht me komunitetin në mënyrë që edhe ata të jenë të informuar për projektin”, ka thënë kryetari Elezaj. Banorët e këtij fshati, kanë falënderuar kryetarin Elezaj dhe stafin e tij për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në fillimin e realizmit të këtyre dy projekteve jetike.  ​

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …