Nisin punimet e rikonstruimit të rrugës Varosh – Gurëz

Kanë nis punimet në rregullimin e rrugës që lidh Ferizajn me magjistralen për në Kaçanik. Në hapje të punimeve ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i shoqëruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Ferizaj, Elmi Reçica dhe Mexhide Mjaku – Topalli si dhe drejtuesit e Komunës së Ferizajt. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se bëhet fjalë për një projekt me rëndësi që lidh Ferizajn me zonën e Kaçanikut. Sipas tij, ky projekt shënon edhe fillimin e transformimit urban të qytetit duke paralajmëruar kështu nisjen e projektit të bashkimit të qytetit. Madje kryetari Aliu i ka falënderuar për kontribut deputetët e Kuvendit të Kosovës, ministrin Lekaj dhe Kryeministrin Haradinaj duke thënë se kjo tregon më së miri përkushtimin e Qeverisë së Kosovës. “Sot kanë filluar punimet në aksin ndër më të rëndësishmit në Komunën e Ferizajt, në aksin që është i gjatë afër 5 kilometra, një projekt më të gjitha standardet më të mira dhe më të avancuara, është një rrugë e gjerë prej 18 metrash që do të ketë katër korsi, dy do të jenë qarkulluese dhe dy ndihmëse, do të ketë shirita gjelbërues, do të ketë dy trotuare do të këtë gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe do ketë lidhje me autostradën në pjesën e Kaçanikut, por do të jetë i rëndësishëm edhe për lidhjen që do të ketë me Kaçanikun dhe me Shkupin, e po ashtu edhe me këtë regjion i cili është i shquar për komunitete të biznesit dhe po ashtu është një taksapagues i madh në kuadër të buxhetit jo vetëm të Ferizajt, por edhe të Republikës së Kosovës”, është shprehur Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Ndërsa ministri Lekaj, ka thënë se më këtë po përmbushim një zotim të dhënë për mbështetje të komunave të Kosovës. Ka sjellë edhe një lajm të shumë pritur për bizneset, atë të kyçjes në autostradë në rrugën “Driton Islami” në zonën industriale. Ka thënë se kjo tashmë po bëhet realitet dhe se më këtë po realizojnë edhe një kërkesë të shumëpritur nga bizneset. “Është ditë e veçantë që na u dha mundësia që të investojmë tek qytetarët si Ministri e Infrastrukturës, por edhe te një kryetar i përkushtuar për ta zhvilluar vendin dhe Ferizajn. Ne jemi zotuar që në fillim se do të mbështesim fuqishëm të gjitha komunat në Kosovë, por sot jemi në Ferizaj që ndihem i lumtur bashkë me deputetet, zv/ministra, drejtorë, kryetarin që ne po bëjmë atë që është e mundur në infrastrukturën, me këtë infrastrukturë që ka impakt pozitiv edhe në zhvillimin e Ferizajt, sidomos në lidhjen e korridoreve që e bën një qasje shumë të lirë për qytetarë, por edhe për bizneset. Ajo çfarë mund të them sot edhe një lajm të mirë edhe për bizneset për kyçet në autostradë duke filluar nga rruga “Driton islami”, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli dhe Papaz që do të jetë kyçja në autostradë që do të ketë impakt pozitiv tek bizneset, sepse ne jemi zotuar që rrugët nuk bëhen vetëm për Ministrinë e infrastrukturës, apo kryetarin, por rrugët behën për të pasur impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizmit, në lidhjet e korridoreve që ju lehtësohet rrugën qytetarëve, por edhe bizneseve, prandaj ne me këto zhvillime sot po investojmë në Ferizaj si Ministri e Infrastrukturës”, është shprehur ministri Lekaj. Ky projekt me një kosto mbi 2.5 milion euro mësohet se do të kryhet brenda 36 muajve. Për më tepër ministri Lekaj ka dhënë zotimin se edhe projektet tjera përfshirë edhe atë të rrugës Tërrn -Koshare dhe Prelez -Fshat i Vjetër, pritet të realizohen shumë shpejt duke thënë se janë në prioritetet e ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …