Nisin punimet për ndërtimin e urës në fshatin Carrallukë

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot në fshatin  Carrallukë, ka filluar ndërtimi i urës, në drejtim të shkollës. Kryetari i Komunës së Malishevës,  Ekrem Kastrati tha se, “ndërtimi i kësaj ure është pjesë e projekteve dhe të investimeve të qeverisë lokale si dhe i planifikimeve komunale për këtë vit, kështu që gradualisht jemi duke i përmbushur kërkesat dhe nevojat e banorëve të Carrallukës, në infrastrukturën rrugore, sikur edhe në të gjitha vendbanimet tjera”, njëherit kryetari Kastrati, edhe i uroi banorët për projektin e urës që po realizohet në fshatin e tyre. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina ndër të tjera në fjalën e tij theksoi, ”Ky projekt do të realizohet brenda dinamikës së planifikuar në afatizimin kohor, kështu që kjo urë tash e tutje, do t’i  evitoj dëmet e vendbanimeve për rreth, në rast të vërshimeve nga shirat”, përfundoi Morina. Në fillimin e punimeve të urës ishin të pranishëm, këshilltarja e Kuvendit Komunal, Gentianë Hoti dhe qytetarë e veprimtarë të fshatit  Carrallukë.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …