Nisin punimet për rregullimin e dy rrugëve në komunën e Deçanit 

Në kuadër të prioriteteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve deçanas, kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës ,,Ramë Povataj’’ në Strellc të Epërm dhe rrugës ,,Ulëza’’ në qytetin e Deçanit. Me qëllim të inspektimit të punimeve në këtë projekt, Kryetari i Komunës së Deçanit Sami Cacaj, më bashkëpunëtorë dhe banorët e këtyre lokaliteteve bashkë kanë nisur punimet për ndërtimin e këtyre rrugëve. Asfaltimi  i rrugëve nëpër fshatra përveç zgjidhjes së problemit të banorëve krijon edhe qasje më të lehtë të banorëve në rrugën magjistrale tha kryetari Cacaj. Tutje Cacaj tha se ne si institucion komunal në vazhdimësi kemi bërë përpjekje për krijim e kushteve më të mira për  banorët e komunës së Deçanit. Më projekte të tilla do të vazhdojmë edhe më tutje që të realizojmë në tërësi të gjitha kërkesat e banoreve të komunë së Deçanit nuk do të mbetet asnjë rrugicë e pa asfaltuar dhe as trotuar pa përfunduar tha Cacaj. Ndryshe rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugëve është investim i Komunës së Deçanit nga të hyrat komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …