NISMA për Kosovën e ka vlerësuar lart vizitën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden. Zyrtar të këtij subjekti politik kanë thënë se kjo vizitë ishte rikonfirmim i mbështetjes së Amerikës për vendin tonë. Anëtari i kryesisë së “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi ka thënë se ajo që bëri përshtypje në fjalën e tij ishte fakti kur ai tha se demarkacioni nuk është çështje evropiane dhe se pa marrë parasysh se si kjo çështje do të përfundojë, mbështetje e SHBA-ve nuk do t’i mungojë Kosovës. Kjo pa dyshim është demantim i asaj që deri më sot ka thënë qeveria e Kosovës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …