Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja sot zyrtarisht kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor

Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja sot zyrtarisht kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor, për të cilin tha se do të jetë përcaktues i qeverisë se ardhshme të Kosovës. Kryetari i AKR-së në një konferencë për media, Behxhet Pacolli tha se AKR dhe Nisma do të garojnë me një listë të përbashkët dhe do të ketë kandidatin e vet për kryeministër.  Kemi punuar në mënyrë të ndershme e transparente, dhe mandatin edhe pse nuk e kemi quar në fund e kemi kryer pa asnjë skandal, jam krenar për punën e bërë”, tha Pacolli. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se koalicioni Nisma AKR-në është një lajm i mirë për vendin, që tregon që me këtë vendim që kemi marrë për të ndërtuar një bosht politik, ku presim të bashkohen edhe forca të tjera politike tregon urtësinë, seriozitetin racionalitetin për zgjedhjet që na presin. Besoj që koalicioni ynë i ka dyert e hapura edhe për të tjerët që duan të na bashkohen. Besojmë se ky koalicion do të jetë përcaktues i qeverisë se ardhshme të Kosovës”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …