Nisma dhe AKR-ja kanë zyrtarizuar koalicionin në Drenas

Nisma dhe AKR-ja kanë zyrtarizuar koalicionin në Drenas

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetari i AKR-së në Mirtovicë, Agim Bahtiri, të shoqëruar nga dy kandidatët për kryetar të Drenasit, kanë zyrtarizuar sot bashkëpunimin, nga i cili pritet që edhe AKR-ja të mbështet kandidatin e NISMA-s për kryetar të Drenasit. Me këtë rast, Limaj ka thënë se me këtë bashkëpunim, vullneti i qytetarëve të Drenasit do të shkojë në vend. Të pranishëm, përveç Limajt e Bahtirit kanë qenë edhe kandidati i NISMA-s për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj dhe Elmi Thaçi i AKR-së. Agim Bahtiri, tha me këtë rast se ardhur koha për ndryshime në Drenas.

NISMA për Kosovën sot në selinë e saj ka mbajtur një konferencë për medie, ku edhe është zyrtarizuar koalicioni mes NISMA’s dhe AKR’së për raundin final të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit. Në këtë konferencë për medie, ka folur kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, kryetari i komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR’së, Agim Bahtiri, kandidati i NISMA’s për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, dhe kandidati i AKR’së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se sot e konkretizuam nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit mes Nismës dhe AKR’së për raundin final të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit. Ne së bashku do të vazhdojmë të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Drenasit që janë shumica për ndryshim, pra po bashkohemi për ta quar ndryshimin deri në fund, ka thënë kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar gjithë qytetarët e Drenasit që kanë votuar mençur, që kanë zgjedhur ndryshimin, sepse Drenasit i ka ardhur koha për ndryshim. Bahtiri tha se ne si AKR, si anëtarësia e AKR’së në Drenas, por edhe kryesia qendrore e mbështesim fuqishëm kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj, dhe jemi shumë të bindur se do t’ia dalim për faktin se vullneti i qytetarëve të Drenasit për ndryshime është shumë i madh. Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka falënderuar kryesinë qendrore të AKR’së, por në veçanti kandidatin e AKR’së për Drenasin, Elmi Thaqi, që na kanë ofruar këtë mbështetje, dhe kjo mbështetje do t’ju shërbej shumë qytetarëve të Drenasit, të cilët vërtetë e meritojnë një zhvillim ekonomik më të mirë në Drenas. Ndërsa, kandidati i AKR’së për të parin e Drenasit, Elmi Thaçi, tha se qytetarët e Drenasit kanë vendosur mbi 55% për ndryshim, dhe kjo është arsyeja që ne si AKR kemi vendosur të mbështesim kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …