Nisma e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për themelimin e një Tribunali ndërkombëtar për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka gjetur mbështetjen e përfaqësuesve të shoqatave të të pagjeturve, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura. Në mbledhjen me përfaqësues të këtyre institucioneve, Veseli ka thënë se kriminelët serbë ende nuk janë gjykuar për mijëra krime dhe viktima në Kosovë. I ka siguruar të pranishmit se Tribunali do të jetësohet. Për dallim nga të pranishmit e tjerë, deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujveci, ka thënë se Kosova duhet ta themelojë një gjykatë të brendshme dhe jo Tribunal ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …