Nisma e zyrtarizon Fazli Hoxha kandidat për kryetar të Gjakovës si dhe Naser Morina kandidat për kryetar të Klinës

Nisma e zyrtarizon Fazli Hoxhën, kandidat për kryetar të Gjakovës si dhe Naser Morinën kandidat për kryetar të Klinës

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të martën ka qëndruar në Gjakovë dhe Klinë, për të takuar strukturat e reja drejtuese, të cilat kanë dalur nga zgjedhjet e brendshme të kësaj partie. Ai përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie, ka thënë se drejtuesit e degëve të Nismës Socialdemokrate në Gjakovë dhe Klinë i ka informuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe ka bashkëbiseduar rreth përgatitjeve që këto dy degë janë duke bërë për zgjedhje lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Gjithashtu, kreu i Nismës ka njoftuar se tashmë janë zyrtarizuar edhe kandidaturat për kryetar komune në këto dy komuna; Fazli Hoxha kandidat për Gjakovë ndërsa Naser Morina kandidat për kryetar të Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …