Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me lajmin sipas të cilit shërbimi i fsheht i Serbis po synon ta vras ish prokurorin zvicerran, Dik Marti, i cili kohë më parë, duke u bazuar në të dhëna të Serbisë ka ngritur akuza kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në reagimin e Nismës Socialdemrokrate thuhet se lajmi për synimin e vrasjes së Dik Martit nga sigurimi i fsheht i Serbisë mund të befasojë ata që nuk e njohin funksionimin e shërbimit sekret serb. “Prandaj lajmi që Dik Marty është në mbrojtje të lartë policore për shkak që shërbimet serbe kanë dashur ta vrasin me qëllim që t’ua lënë fajin shqiptarëve, konfirmon katërcipërisht se ky shtet nuk ka hequr dorë nga logjika terroriste e funksionimit të tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Nismës Socialdemokrate. Nisma Socialdemokrate ka përkujtuar se më 24 tetor të vitit 2018, në “TV HAPPY”, ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St Petriq, rrëfeu për mënyrën se si iu dhanë Dick Martyt provat e sajuara nga shërbimi sekret i Serbisë për të ashtuquajturin trafikim me organet njerëzore nga UÇK-ja. Sajimi i një akuze të tillë kishte për funksion të dëmtonte imazhin e luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe sidomos rezultatin e kësaj luftë: pavarësinë e shtetit të Kosovës” thuhet më tutje në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …