Edhe Nisma për Kosovën ka
reaguar ndaj arrestimit të deputetes, Albulena Haxhiu. Ky subjekt konsideron se
këto metoda represive, vetëm sa do ta thellojnë krizën politike në vend. Nisma
thekson se arrestimi i deputetes, Haxhiu, është vazhdim i represionit të këtij pushteti
tashmë të delegjitimuar, kundër opozitës së bashkuar. “Ky veprim është i papranueshëm dhe
si i tillë, jo vetëm që nuk do ta ndalë rezistencën e opozitës, por përkundrazi
vetëm sa do ta rrisë gatishmërinë e saj për ta vazhduar rrugën e kundërshtimit
të dy marrëveshjeve. Kërkojmë nga qeveria e Mustafës dhe Thaçit që të heqë dorë
menjëherë nga burgosja dhe persekutimi i atyre që nuk pajtohen me këto
marrëveshje”, thuhet në reagimin e Nismës.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …