Sekretari i NISMA-s Socialdemokrate, Endrit Shala, ka konfirmuar një takim të jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së kryeministrit dhe ftesave të Gjykatës Speciale. Partia e Fatmir Limajt ka vendosur të mbledhë Kryesinë në një mbledhje të jashtëzakonshme. Ministri Shala ka thënë se aty do të flasin për dorëheqjen e Kryeministrit dhe ftesat e Speciales di dhe për tema tjera aktuale. Ai ka thënë se NISMA është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme pas situatës së krijuar me dorëheqjen e Ramush Haradinajt. Shala ka thënë se nuk kanë ndonjë propozim se në cilën datë të organizohen zgjedhjet nacionale dhe as nuk do të flasin për koalicionet e mundshme. NISMA për Kosovën ka pozitën e zëvendëskryeministrit dhe tri ministri në këtë Qeveri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …