Nisma për Kosovën në Kuvend do të ketë grup parlamentar të vetin. Kështu ka konfirmuar për KosovaPress sekretari i Nismës Bilall Sherifi. Sipas tij Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion por në Kuvend do ta ketë grupin e vet me deputetët e Nismës të cilët do të kenë qëndrim si parti për çështje të ndryshme. “Kjo është e natyrshme ne do ta kemi grupin tonë parlamentar siç do ta ketë PDK-ja dhe AAK-ja. Ne vazhdojmë të funksionojmë si koalicion, por që do ta kemi grupin tonë parlamentar”, ka thënë Sherifi për KosovaPress. Nisma për Kosovën ka njoftuar se do t’i ketë së paku tetë deputetë në Kuvend, por Sherifi tha se janë në pritje edhe të deputetit të nëntë. Koalicioni i tri partive që po njihet ndryshe si PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë e para duke marrë 33.92 për qind të votave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …