Dega e NISMA-s për Kosovën, në Pejë, vlerëson se konstatimi i kryetarit të Komisionit, Hivzi Islami, që Çakorri dhe Bjelluha qenkan në territorin e Malit të Zi dhe i takuakan Malit të Zi, është ndërhyrje flagrante në përbërjen e territorit të Dukagjinit, në historinë e saj qindra vjeçare si dhe e konteston luftën e fundit. Sipas NISMA-s, në bazë të gjetjeve që ky komision i ka prezantuar këto të dhëna të këtij drafti janë të gabuara. Territori i vendit nga praktikat ndërkombëtare del se nuk matet sipërfaqja, para se të bëhet demarkimi me të gjitha shtetet fqinje që i ka Kosova. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës, përfshirë edhe Qakorrin dhe Bjelluhen dhe kanë mbrojtur me gjak dhe djerse këto territore. Të gjitha faktet që komisioni i prezantoi kishin të bënin me një shtyllë elektrike të lartëpërquesit që lidhë Kosovën me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …