Nisma për Kosovën e dënon sulmin e djeshëm ndaj bartësit të listës Beqir Veliut në Skenderaj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Në këtë rast, Nisma kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë të ndriçojnë rastin dhe motivin e konfliktit dhe autorët të marrin dënimin e merituar. “Ne i ftojmë të gjitha palët, që zgjedhjeve t’ua dhënë atmosferën e konkurrencës lojale të demokracisë. Mbesim me shpresë që organet përkatëse do t’i kryejnë përgjegjësit e tyre konform ligjeve në fuqi”, thuhet në deklaratë të Nismës.
