leoni

Nisma

Nisma ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse në qytetin e Gjakovës

Nisma për Kosovën ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse në qytetin e Gjakovës. Ky takim është mbajtur në vazhdën e takimeve që Nisma po zhvillon nëpër qytetet e Kosovës, për nder të dyvjetorit të themelimit të NISMA’s. Gjatë këtij takim shumë qytetarë nga Gjakova u anëtarësuan në degën e Nismës për Kosovën në Gjakovë. Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nisma është në Gjakovë për të kërkuar ndryshimin për qytetarin gjakovar, për njeriun tonë kudo që jeton në vendin tonë. Kjo pjesëmarrje masive tregon më së miri se Gjakova dhe Kosova ka nevojë për ndryshim, e ndryshimin do ta sjellim ne së bashku me gjithë anëtarët e Nismës për Kosovën. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se asnjë qytetar i Gjakovës nuk e meriton të mashtrohet, nuk kanë nevojë për lëmoshë, por meritojnë mbështetje reale, të vazhdueshme, ashtu siç punojnë çdo ditë pa u ndalur, për të mirën Gjakovës dhe gjithë Kosovës. Kryetari i degës së Nisma për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha, tha se qytetarët e Gjakovës për plot 17 vite ende vazhdojnë të kenë zhgënjime për situatën, jo vetëm në Gjakovë, por edhe në gjithë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …