Nisma për Kosovën reagoi kundër marrëveshjes së fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo është një lëshim tepër i rëndë i Qeverisë së Kosovës, është gjunjëzimi i radhës përballë Serbisë. Nëpërmjet një komunikateka thënë se Qeveria e Kosovës thotë se ka arritur një marrëveshje, të cilën po e quajnë kinse veç për një fazë kalimtare, marrëveshje kjo për validitetin e dokumenteve ilegale të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, është tallja e radhës e kësaj Qeverie me qytetarët e vendit tonë, është poshtërim i shtetit. “NISMA për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovësqë t’i ndërpres bisedimet në emër të Kosovës, pasi ajo e ka humbur legjimitetin për të marrë vendime në emër të shtetit e të qytetarëve të shtetit tonë duke kërkuar që qeveria, urgjentisht ta shfuqizojë marrëveshjen, me të cilin po i legjitimon dokumentet ilegale të strukturave paralele të regjimit serb në Kosovë thuhet në reagimin e Nismës.
