Bilall Sherifi

Nisma për Kosovën kërkon rinumërim të tërësishëm të të gjitha votave

Pas gjetjes së parregullsive gjatë bartjes së të dhënave gjatë numërimit të votave dhe pasqyrimit të tyre në formular, përfaqësues të Nismës për Kosovën kërkuan rinumërim të të tërësishëm të votave. Gjatë konferencës për medie, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën theksoi se tashmë është konstatuar se në shumë kuti të votimit ka parregullsi tendencioze dhe procesi i numërimit të votave është kompromentuar. Vetëm në 6 kuti të votimit, Nisma qëllimisht është dëmtuar me mbi 100 vota duke tjetërsuar votat e saj dhe bartja e tyre te partitë tjera. Le t’i bëjmë shërbim vendit duke i rinumëruar të gjitha votat sepse në pjesën më të madhe të formularëve ka shpërputhje të të dhënave të votimit. Ai sqaroi më tutje se komisionarët kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve nëpërmjet të mos pasqyrimit real të vullnetit të tyre në formularët e votimit. Varet nga vullneti i këtij vendi nëse është në kërkim të së vërtetës apo duke dëmtuar një apo dy subjekte politike. Duhet të procedohen menjëherë ndaj komisionarëve që kanë prishur votën e qytetarëve. Duke shkelur ligjin ka devijuar besimin e qytetarëve. Nuk mbrojmë askënd. Secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjen para drejtësisë, ka theksuar gjatë konferencës për medie, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …