Nisma Socialdemokrate në Deçan kërkon që të mos ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Nisma për Kosovën të gjithë shqiptarëve iu uron Festat e Nëntorit!

Në urimin e Nismës për Kosovës për Festat e Nëntorit thuhet:  Sa herë vjen Nëntori, aty ku frymon shqip, kujtohet dhe festohet e kaluara heroike shqiptare. 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar, dalja në publik e UÇK-së dhe datëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, janë ditët më të lavdishme të kombit shqiptar, janë ditë sakrificash, ditë lavdie e krenarie. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ngjarja që u shkrua me shkronja të arta në historinë e kombit tonë, ishte lufta për çlirimin e Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës kanë në themel luftën legjendare të bijve e bijave tanë. Sa herë që përmendet kjo luftë, kujtohen me nderime të mëdha luftëtarët dhe komandantët e shquar, kujtohen betejat legjendare që kanë larë me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së çdo pëllëmbë të Kosovës. Duke përkujtuar aspiratat dhe idealet e komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, zotohemi për të punuar me përkushtim të plotë në forcimin e shtetësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke e fuqizuar njëkohësisht miqësinë tradicionale me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …