leoni

NISMA për Kosovën vizitoi familjen e Astrit Deharit

NISMA për Kosovën vizitoi familjen e Astrit Deharit

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me kryetarin e NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, sekretarin Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë sot kanë vizituar familjen Dehari, për t’ju shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të djalit të tyre, Astrit Deharit. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se vdekja tragjike e Astrit Deharit, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të përshkruar trishtimin që përjetuam. Krasniqi tha se në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles. Familja Dehari ka falënderuar delegacionin e Nismës për vizitën. Prindërit e Astritit thanë se në këto ditë të rënda, çdo vizitë e mesazh ngushëllues është lehtësim për ne.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …