Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa idenë e kanë përkrahur dhe kanë ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Kadri Veseli,  Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku e të tjerë. Ramë Bujën, kanë biseduar në fshatin Negroc me zëdhënësin e SHP të UCK-së, Jakup Krasniqi. Më 23 korrik të vitit 1998, Nezir Myrtaj dhe Ahmet Qeriqi takuan në Kleçkë zëdhënësin Jakup Krasniqi, me të cilin biseduan lidhur me krijimin e kushteve për aktivizimin sa më të shpejtë të mediumeve informative të SHP të UÇK-së. Angazhimi rreth hapjes së radios është ndërprerë me rastin e ofensivave serbe të korrikut dhe gushtit të vitit 1998. Në fillim të tetorit të vitit 1998 Ahmet Qeriqi u konsultua me Shaban Shalën, përfaqësues i Drejtorisë Informative të SHP të UÇK-së, dhe të dy angazhohen për të sjellë teknikën e shtypshkronjës në Rrafshnaltë, meqë ishin krijuar kushte për nxjerrjen e një informatori ditor.  Në orën 15 e 55 minuta të 4 janarit të vitit 1999, në Rrafshnaltë, përballë pllakës përkujtimore të atdhetarit Rifat Berisha, ku paraprakisht ishte vendosur antena transmetuese, në prani të dhjetëra pjesëmarrësve, ka filluar të përhapet tingulli paralajmërues i shoqëruar me fjalët “Ju flet Kosova e lirë”. Emetimi ka qenë eksperimental dhe ka zgjatur 5 minuta. Veç tekstit të prezantimit të lajmërimit për fillimin e emetimit është lexuar edhe Komunikata e SHP të UÇK-së, që kishte të bënte me fillimin e punës në radio dhe në Agjenci. Në hapjen solemne të radiostacionit “Kosova e lirë” kanë marrë pjesë: Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Ahmet Qeriqi, Martin Çuni, Nusret Pllana, Nuri Bega, Adem Grabovci, Xhevdet Gashi, Blerim Peja, Berat Luzha, Rizah Berisha, Milaim Berisha, Elez Durmishi, Isë Krasniqi, Ismet Sopi dhe disa ushtarë të shtabit lokal të Berishës. Në orën 18.00 të 4 janarit arrin në Krojmir edhe Nezir Myrtaj. Ishte vonuar meqë, një ditë më parë, policia sekrete serbe, nga prita, kishte vrarë Enver Tefik Gashin nga Shtimja, një mik i Nezirit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …