NISMA

NISMA po evidenton vazhdimisht thyerje të rregullave gjatë procesit zgjedhor në Drenas

Në një njoftim për medie nga Nisma lidhur me procesin e zgjddhjeve në Drenas thuhet se  ë shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, ku menaxheri i kësaj qendre të votimit është duke dalur kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me grupe të qytetarëve, dhe lëvizjet e tij janë të dyshimta dhe në kundërshtim me përgjegjësitë që ka si menaxher i qendrës së votimit. Po ashtu, edhe në shkollën “ Xheladin Gashi-Plaku“, në Komoran, kemi situatë të njëjtë, ku menaxheri i qendrës së votimit është duke qëndruar jashtë qendrës dhe është duke ua imponuar qytetarëve votues se për kë duhet votuar. Dega e Nisma për Kosovën në Drenas i bën thirrje edhe prokurorit të shtetit të filloj sa më parë të merret më këto rastë që po përsëriten vazhdimisht që nga mëngjesi.

Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, është duke parë thyrje të rregullave zgjedhore, konkretisht në lidhje me rastin që po ndodh në shkollën Xheldin Gashi-Plaku, në Komoran, ku menaxheri i kësaj qendre të votimit është duke dalur kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me njerëz, e po ashtu edhe duke u larguar me makinë prej qendrës së votimit në këtë shkollë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …