Nisma Socialdemokrate po kalon nëpër një proces të brendshëm zgjedhor, ku shumë figura të reja anekënd vendit janë bërë pjesë e këtij procesi të rregullt zgjedhor. Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme deri më tani më sukses të plotë janë mbajtur kuvendet zgjedhore në pjesën më të madhe të degëve tona, ku janë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e degëve. Në vijim po informojmë anëtarësinë dhe mbështetësit tanë lidhur me drejtuesit e rinj të dalur nga ky proces i brendshëm zgjedhor sipas degëve. Nisma Socialdemokrate në Prishtinë, për kryetar ka zgjedhur z. Bekim Brestovci, në Prizren Zafir Berisha, në Malishevë, Hajdin Berisha, në Therandë, Jehona Rrafshi-Lumi, në Drenas, Islam Shala, në Skenderaj Afrim Kabashi dhe në Klinë Naser Morina.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …