Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Bilall Sherifi, shefen e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të NISMA’s, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar, Ruairí O’Connell dhe z Devin, drejtor i Programit të “Fondacioni Perëndimor për Demokraci” me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim u prezantua programi i Fondit për përkrahje dhe zhvillim të partive politike në Kosovë, projekt ky i prezantua javën e kaluar në Parlamentin e Kosovës, ku ishte edhe Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson. Drejtuesit e këtij projekti u njoftuan nga afër me programin, statutin, organizimin dhe funksionimin e NISMA për Kosovën. Në fund u shprehë gatishmëria nga të dy palët për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …