NISMA për Kosovën falënderon dhe shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e subjekteve opozitare për pjesëmarrje sot në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar. NISMA fton edhe njëherë koalicionin qeveritar që ta merr serozisht kërkesën e qytetarëve për dorëheqje. Populli i Kosovës sot të pa parë deri më tani në Kosovë përcolli mesazhin e qartë se nëse kjo qeveri refuzon të jep llogari për shkeljen e Kushtetutës ne refuzojmë të qeverisëmi nga një qeveri që ka shkelur Kushtetutën. Populli i Kosovës sot foli, ai pret dorëheqje nga kjo kjo qeveri, rrugë tjetër nuk ka. Pas përmbylljes se këtij tubimi madhështor e paqësor, ne shprehim keqardhje për incidentet. Askush dhe asgjë nuk mund ta zbeh mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës sot me pjesëmarjen e tyre masive në protestën e sotme madhështore e paqësore. Qytetarët nuk do të ndalën deri në largimin e kësaj qeverie.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …