Subjekti ‘Nisma për Kosovën’ pas dy vite funksionimi si nismë qytetare është shndërruar në parti politike. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari, Bilall Sherifi. “Pas rrugëtimit dyvjeçar si iniciativë qytetare, nga sot, NISMA për Kosovën është shndërruar në parti politike. Urime gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve”, thuhet në njoftimin e Sherifit. Kërkesa në fjalë i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …