Aleanca Kosova e Re, partia e Behxhet Pacolli do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës bashkë në një grup parlamentar me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Kjo u bë e ditur nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, që në fillim të seancës së sotme. Osmani njoftoi se AKR dhe Nisma kanë vendosur dje që të formojnë grupin e përbashkët parlamentar. “Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, tha Osmani Kryetar i këtij Grupi Parlamentar NISMA-AKR, është Endrit Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …