Nisma Socialdemokrate është në pritje të vendimit zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për procedimin e mëtutjeshëm për formimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin. Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, në një intervistë për EO tha se kjo parti e ka mirëpritur vendimin e së enjtes nga Gjykata Kushtetuese, kurse kërkoi që edhe partitë e tjera politike ta respektojnë aktgjykimin. Shala njoftoi se e kanë nënshkruar marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës për planin qeverisës. “Nisma Socialdemokrate ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Njëkohësisht, kërkojmë nga të gjitha subjektet politike ta respektojnë një vendim të tillë. Të vazhdohet tradita e respektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Besojmë se shumë shpejt, porsa të dalë në plotësi vendimi, të procedojmë për formimin e qeverisë së re”, u shpreh Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …