Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Sekretari i partisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë. “Shteti duhet ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve. Pse heshti Albin Kurti kur gjykata duhej të vendoste për mbrojtjen në liri. Në cilësinë e udhëheqësit të opozitës Albin Kurti deklaroi se mbrojtja e krerëve të UÇK-së është edhe mbrojtje qeverie. Duam të dimë a është mbrojtje qeverie tani dhe a vlen për qeverinë që ai udhëheqë. Kjo qeveri  e paligjshme siç e quan qeverinë Hoti e tani nuk mund ta mbrojë vetveten e lëre më dikë tjetër. Duam të dimë se a varet qeveria vetëm nga Albin Kurti vlen vetëm kur të tjerët janë në pushtet”, u shpreh ai. “Nisma kërkon nga kryeministri se koha është të bëjë atë që kërkonte nga të tjerët sa ishte në opozitë”, u shpreh Sherifi. Tutje ai e ka quajtur qeverinë Kurti 2 si qeveri hipokrite.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …