Nisma Socialdemokrate kërkon hetim parlamentar për deportimin e shtetasve turq jashtë territorit të Kosovës

Nisma Socialdemokrate kërkon hetim parlamentar për deportimin e shtetasve turq jashtë territorit të Kosovës

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e kryesisë. Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, e veçanërisht për dëbimin e gjashtë shtetasve turq në Republikën e Turqisë. Nisma vlerëson se me këtë veprim janë shkelur të drejtat e njeriut dhe janë cenuar rëndë themelet e demokracisë së vendit. Po ashtu, Nisma vlerëson se Kosova si një shtet i pavarur dhe demokratik duhet ta zbatojë Kushtetutën e vendit dhe t’i respektojë obligimet që dalin nga e drejta dhe konventat ndërkombëtare.

“Me veprimet e djeshme nuk është respektuar hierarkia dhe as fryma të cilën synojmë ta ndërtojmë. Nisma përgëzon qëndrimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës përkitazi me këtë çështje. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë ky veprim. Transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë veprim është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht! Në funksion të kësaj Nisma kërkon hetim parlamentar për këtë çështje”, është bërë me dije në komunikatën e Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …