Nisma Socialdemokrate në Deçan kërkon që të mos ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Nisma Socialdemokrate në Deçan kërkon që të mos ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me iniciativën e përfaqësuesve ndërkombëtare në Kosovë dhe dënojmë çdo tentim për ndaljen e punimeve në rrugën ndërkombëtare Deçan-Plavë. Nisma vlerëson se propaganda e Igumenit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, në lidhje me asfaltimin e rrugës Deçan – Plavë, janë të pa pranueshme dhe anti demokratike. “Kërkojmë nga faktori vendor dhe ndërkombëtare që të mos bie preh e lojnave të personelit të Manastirit të Deçanit. Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon që të rifillojnë punimet në segmentin e rrugës Deçan – Plavë dhe fton palët që të japin kontributin e tyre, që kjo rrugë të ndërtohet në një afat sa me optimal. Ne, kërkojmë që të ndalet trysnia e personelit të Manastirit të Deçanit, dhe duhet të e kuptoj realitetin e ri në Kosovë dhe assesi të mos shndërrohet në element politik të Beogradit”, thuhet në reagim. Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, kërkon nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që sa me parë të procedojë që pronat dhe Ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” të i shpallën asete kombëtare dhe assesi të mos lejon që këto prona të kalojnë në pronësinë e Manastirit të Deçanit, prona këto që po tentohen të i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit duke u thirrur në vendimet e kohës së Millosheviçit të periudhës 1990-1999.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …