Nisma Socialdemokrate në Gjilan në vazhdën e themelimit të nëndegëve, të mërkurën ka themeluar edhe dy nëndegë të reja njëra në lagjen “Zabel” dhe një në Kamnik. Kryetare nëndegës së Zabelit është zgjedhur, Ardiana Biçkaj, kurse kryetar i nëndegës në Kamnik është zgjedhur, Burhan Arifi. Gjithashtu janë zgjedhur edhe kryesitë e këtyre dy nëndegëve në përbërje të të cilave janë nga nëntë anëtarë. Në këto dy takime ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili është edhe kryetar i degës së Nimsës në Gjilan. Hasani me këtë rast para të pranishmëve ka folur për punën që po bën Qeveria e Kosovës, e konkretisht ministritë të cilat udhëhiqen nga Nisma Socialdemokrate.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …