NISMA Socialdemokrate në Malishevë ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit, me ç rast është bërë edhe prezantimi i kandidatit për kryetar nga kjo parti, Ekrem Kastrati. Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj, është bërë edhe prezantimi i kandidatëve për Asamble Komunale, si dhe shpalosja e pikave programore të Nismës për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Limaj, gjatë fjalës së tij, ka thënë se, Malisheva është komuna që e ka menaxhuar më së miri situatën pandemike në Kosovë, sa që kryetarit të saj, Ragip Begaj, i ka kushtuar edhe me shëndet, ndërsa ata që janë të thirrur dhe kanë përgjegjësi institucionale për të menaxhuar këtë situatë të vështirë rrinë nëpër zyre dhe lansojnë video në rrjete sociale.Ai ka folur edhe projektin për Malishevën Urbane, ku tha se kjo po vije pas urbanizimit të fshatrave tonë, madje është vula përfundimtare që do t’i japim zhvillimit të Malishevës, dhe këtë projekt madhor askush nuk mund ta jetësojë më mirë së sa kryetari i ardhshëm i Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë e profesionistë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …