Nisma Socialdemokrate ngushëllon për ndarjen nga jeta të prof. Ahmet Qeriqit

Me dhembje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Ahmet Qeriqit, një figurë e shquar e çështjes kombëtare dhe mbrojtës i palodhur i fjalës së lirë.

Në mesazhin e ngushëllimit, Nisma Socialdemokrate, ka vlerësuar lart kontributin e Ahmet Qeriqit si publicist dhe si një nga zërat më të fuqishëm gjatë kohës së luftës për liri. Ai theksoi rolin kyç që Ahmet Qeriqi pati si udhëheqës i Radio Kosovës së Lirë gjatë periudhës së luftës, duke e cilësuar atë si një zë të rëndësishëm për informimin dhe motivimin e popullit shqiptar në përpjekjet për çlirim.

“Nisma Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Vepra dhe kontributi i Ahmet Qeriqit do të mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazh ngushellimi nga Rexhep Qosja me familje

 Shume e nderuara familje e dashur dhe shume e çmuar e Ahmet Qeriqit, Me dhembje …