Nisma Socialdemokrate po vazhdon takimet me strukturat drejtuese të degëve të saj në teren. Sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi, së bashku me anëtarët e kryesisë; ministrat Endrit Shala dhe Skënder Reçica, kanë vizituar degën e Nismës në Ferizaj dhe Shtime, ku janë pritur nga drejtuesit e këtyre degëve. Në këto takime, sipas njoftimit të këtij subjekti, është diskutuar lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në Kosovë. Tek Nisma janë të bindur se objektivat e tyre janë të arritshme. “Entuziazmi dhe mobilizimi i këtyre degëve dhe degëve tjera është tregues i qartë se objektivat e Nismës për këto zgjedhje janë të pakontestuara. Nisma është e gatshme për këtë proces zgjedhor dhe me objektiva të qarta”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …