Së bashku me partnerët e koalicionit prezantuam programin e përbashkët, i cili prek çdo sferë të jetës qytetare dhe forcon themelet e shtetit tonë.
Nisma Socialdemokrate në veçanti fokus do të ketë:
-
Reformën fiskale, përmes së cilës synohet fuqizimi dhe rritja e bizneseve të vogla dhe të mesme.
-
Kthimi i Partneritetit Publiko-Privat, si koncept i cili ka rezultuar me sukses në vendin tonë.
-
Paketa Sociale përmes reformës e cila do t’i mundëson familjeve me kushte të vështira ta përjetojnë dorën e shtetit.
-
Ringritja e kapaciteteve energjetike përmes ndërtimit të termocentraleve dhe shfrytëzimit të resurseve dhe mineraleve tona.
-
Investimi në Bujqësi përmes ngritjes së fondeve në stimulime dhe grante ndaj punëtorëve me qëllim harmonizimin e jetesës urbane dhe rurale.
-
Reforma në Drejtësi përmes matjes së përformancës dhe jo ndërhyrjes në të.